Të shtëna fatale para një meçi boksi (Video, +18)

Ndryshe

Të shtëna fatale para një meçi boksi (Video, +18)

Më: 5 shkurt 2016 Në ora: 21:31

Një video shokuese ka filluar të qarkullojë në internet, ku shfaqet momenti kur të pranishmit e një ndeshjeje boksi shpërndahen brenda pak sekondave, pasi në sallë dëgjohen të shtënat e armëve të zjarrit.

Raportohet se persona të armatosur dhe të maskuar kanë filluar të hapin zjarr ndaj adhuruesve të boksit në një hotel në Dublin, duke lënë kështu një person të vdekur dhe disa të plagosur.

Një person që nuk ka dashur ti zbulohet identiteti, ka regjistruar momentin kur derisa boksierët prezantoheshin para gazetarëve dhe u merreshin masa dhe pesha trupore, shihet se si një grup i njerëzve të paidentifikuar fillojnë të qëllojnë në turmë.

Sipas raportit fillestar të policisë raportohet se një person ka humbur jetën gjatë të shtënave me armë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat