Sot është dita ndërkombëtare e Nutella-s, ja 10 fakte interesante rreth saj

Ndryshe

Sot është dita ndërkombëtare e Nutella-s, ja 10 fakte interesante rreth saj

Më: 5 shkurt 2016 Në ora: 17:25

Sot është dita ndërkombëtare e Nutella-s, por a i dini 10 fakte interesante në lidhje me këtë produkt?

1. Produkti i quajtur Nutella, është krijuar nga një qytetar italian i quajtur Pietro Ferrero. Ajo u krijua në vitin 1940. Krijimi i Nutella’s u bë si alternativë e lirë e çokollatës gjatë Luftës së Dytë Botërore. E krijuar në kombinim me kakao dhe lajthi.

2. Produkti filloi të përhapej shumë shpejtë. Shumë shpejt njerëzit filluan ta quanin Superkrema.

3. Emri Nutella, erdhi si rezultat i kombinimit të fjalëve angleze dhe latine, angleze – “nut” (arrë) – latine – “ella” (ëmbël).

4. Emri i Nutella’s u prezantua në vitin 1964. Për herë të parë u shit në Britaninë e Madhe.

5. Për shumë vite, Nutella u shërbye falas në dyqanet e Italisë.
6. Në vitin 2012, një propozim francez u bë për rritjen e taksave të vajit të palmës – një nga përpërësit kryesorë të Nutella’s. Amandamenti u bë i njohur si “tatimi Nutella”.

7. Në fillim të vitit 2015, sipas statistikave, një paketim i Nutella’s shitej çdo 2.5 sekonda në të gjithë botën.

8. Në vitin 2013. 5 ton Nutella u vodhën nga një depo në Gjermani. Vlera e tyre ishte 16 mijë euro.

9. Mund të shëtisni të gjithë botën, vetëm më shitjet qe janë bërë gjatë vitit 2013 të Nutella’s.

10. Nutella është krijuar nga kompania Ferrero, e cila drejtohet nga Michael Ferrero, djali i Pietro Ferrero’s. Pietro vdiq në shkurt të vitit 2015. Thuhej se ai ishte personi më i pasur në gjithë Italinë

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat