Piloti arrestohet pas sherrit me prostitutën…

Ndryshe

Piloti arrestohet pas sherrit me prostitutën…

Më: 5 shkurt 2016 Në ora: 14:14

Një pilot u arrestua në Spanjë pas një sherri me një prostitutë.

Piloti irlandez e akuzonte atë se i kishte vjedhur 1 mijë euro.

Oficerët mbërritën në hotel, por i gjetën paratë në xhepin e pantallonave të tjerë të pilotit.

Piloti ishte kthyer në hotel pasi kishte pirë në një lokal nate.

Ai shoqërohej nga një prostitutë.

Por rreth orës 4:30, punonjësit e hotelit dëgjuan zhurma.

Piloti po zihej me prostitutën, të cilën e akuzonte se i kishte vjedhur paratë.

Piloti po kërkonte 1 mijë eurot për ta paguar atë, por nuk i gjente dot.

Prostituta, me origjinë nga Afrika e Veriut, kishte disa shenja nga goditjet.

Policia e arrestoi pilotin, i cili më vonë nisi të qante në qeli.

Ai tha se nuk donte të kontaktonte askënd për arrestimin.

Megjithatë u lirua më vonë pasi gruaja nuk ngriti padi.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat