Politikanin e godasin me lodër seksi: Po e përdhunon këtë vend!

Ndryshe

Politikanin e godasin me lodër seksi: Po e përdhunon këtë vend!

Më: 5 shkurt 2016 Në ora: 10:21

Ky është momenti kur një politikan goditet në fytyrë me një lodër seksi nga një protestuese.

Steven Joyce, një anëtar i Partisë Kombëtare në Zelandën e Re, po fliste përpara gazetarëve, kur një grua e sulmoi me një penis artificial.

Pasi hodhi lodrën e seksit, gruaja bërtiti: “Kjo për shkak se po e përdhunon sovranitetin e vendit tonë”.

Gruaja po protestonte pas një marrëveshje të nënshkruar mes Zelandës së Re dhe 12 vendeve të tjera për tregtinë e lirë.

Gruaja u shoqërua nga forcat e rendit.

Pas incidentit, politikani tha: “Të jem i ndershëm, nuk besoj se gjëra të tilla ndodhin çdo ditë”.

“Menduam se ishte diçka me humor. Në fund të fundit është një eksperiencë e re. Është privilegj që u shërbej qytetarëve”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat