Mësuesi pushohet nga puna pasi urinoi në një shkurre, 11 vjet më parë

Ndryshe

Mësuesi pushohet nga puna pasi urinoi në një shkurre, 11 vjet më parë

Më: 4 shkurt 2016 Në ora: 23:11

Një mësues italian i cili kishte filluar punë së fundmi, është pushuar nga puna pasi, drejtoria e shkollës së tij zbuloi se ai është ndaluar nga policia për urinim në publik, ngjarje kjo e ndodhur 11 vjet më parë.

Stefano Rho, nga Bergamo në Lombardi, sapo kishte siguruar vendin e tij të punës. Por incidenti i më shumë se një dekade më parë u rishfaq në skenë dhe babai i tre fëmijëve u thirr në zyrën e drejtorit të shkollës, shkruan “Corriere della Sera”.

43-vjeçari u pushua nga puna, pasi ai ishte shprehur në formularin e aplikimit, se nuk “ka një të kaluar kriminale”. Ngjarja ka ndodhur në vitin 2005, ku Stefano së bashku me shokun e tij, u kap nga policët duke urinuar natën në një shkurre, në një shesh afër fshatit, pasi ishin kthyer nga një shfaqje.

Historia përfundoi me një paralajmërim verbal në vendin e ngjarjes dhe një gjobë prej 200 eurosh për gjest të shëmtuar publik, një vit më vonë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat