Britaniku vdes nga zjarri i shkaktuar prej një “iPhone”-i të lënë në karikim natën

Ndryshe

Britaniku vdes nga zjarri i shkaktuar prej një “iPhone”-i të lënë në karikim natën

Më: 4 shkurt 2016 Në ora: 22:24

Një burrë humbi jetën pasi shtëpia e tij mori zjarr nga mbinxehja e një baterie “iPhone 5” e cila qe vënë në karikim gjatë natës.

53-vjeçari Marek Kruger, i cili kishte zënë shtratin si pasojë e një tumori në kokë, vdiq nga asfiksimi në banesën e tij në Riding të Britanisë së Madhe gushtin e kaluar.

Në një seancë dëgjimore të mbajtur në bashkinë e qytetit të mërkurën u tha se viktima shpeshherë e mbante telefonin pranë dhe e karikonte me anë të një zgjatuesi. Ai qe pjesërisht i paralizuar dhe me anë të pajisjes elektronike bënte blerje në internet.

Sipas mjekëve, 53-vjeçari ishte djegur në 64 për qind të trupit, përfshirë djegie të shkallës së parë në fytyrë dhe gjoks. Gjithashtu, në laringun dhe trakenë e tij u gjet blozë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat