Prindërit u vënë fëmijëve emrat e filtrave të “Instagramit”

Ndryshe

Prindërit u vënë fëmijëve emrat e filtrave të “Instagramit”

Më: 2 dhjetor 2015 Në ora: 00:51

Që teknologjia dhe rrjetet sociale e kanë ndryshuar shumë jetën dhe shoqërinë në vitet e fundit, kjo nuk diskutohet. Por të dhënat e fundit tregojnë se ato po e shtrijnë “pushtetin” gjithnjë e më shumë në jetën reale.

Sipas të dhënave të mbledhura nga faqja amerikane “Baby Center”, prindërit po u vënë fëmijëve të tyre emrat e filtrave të “Instagramit”.

Sipas kësaj faqeje, emrat e frymëzuar nga rrjeti social si p. sh. Lux, qëndrojnë në emrat më të preferuar për djem. Pas tij renditen emra si Ludwig, Amaro, Reyes, Hudson dhe Kelvin.

Ndërsa për vajzat, Juno është ndër më të preferuarit, i ndjekur nga Valencia dhe Willow.

Mesa duket, shumë njerëz besojnë se filtrat që i bëjnë të shkëlqejnë në rrjetet sociale mund të kenë të njëjtin efekt te pasardhësit e tyre.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat