Shtëpia me çati të gjelbër e Hobbit mund të ndërtohet për 3 ditë (Foto)

Ndryshe

Shtëpia me çati të gjelbër e Hobbit mund të ndërtohet për 3 ditë (Foto)

Më: 1 dhjetor 2015 Në ora: 20:51

Të jetosh në një shtëpi si ajo e Hobbit, ekologjike, me çati të gjelbër, është një ëndërr? Bota fantastike, e krijuar nga Tolkien tek “Zoti i unazave”, po bëhet realitet.

Tashmë kjo është shumë e thjeshtë dhe e shpejtë. Sipas “Green Magic Homes”, që ka ideuar këtë projekt, për të ndërtuar shtëpinë e re të Hobbit, mjaftojnë vetëm 3 ditë.

Bëhet fjalë për një shtëpi të vogël eko-miqësore, me shumë komoditet, sikur të bëhej fjalë për një shtëpi normale.

E gjitha vjen falë një strukture të parafabrikuar, e mbuluar me barë jeshil, duke bërë që shtëpia të duket përrallore.

Struktura është e lehtë për tu montuar dhe çdo pjesë e saj mund të personalizohet dhe adaptohet sipas nevojave të ndryshme.

Nuk është e thënë që të bëni shumë shtëpia njëherësh. Ju mund të montoni vetëm një prej tyre dhe me kalimin e kohës mund të vendosni edhe të tjerat.

Për të ngritur shtypin e Hobbit, mjaftojnë edhe tre njerëz, qoftë edhe pa eksperiencë e pa qenë nevoja që të ngrenë pesha të rënda.

Projekti ju lejon që të bëni një hidroizolim të mire dhe ventilim të të gjithë ambientit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat