Sekretet rreth syrit që duhet patjetër t’i dini

Ndryshe

Sekretet rreth syrit që duhet patjetër t’i dini

Më: 1 dhjetor 2015 Në ora: 14:37

Thuhet se sytë janë pasqyrë e shpirtit të njeriut, por njeriu nuk mund ta imagjinojë se sa shumë sekrete dhe kuriozitete fsheh ky organ i vizionit. Për t’i zbuluar disa nga këto sekrete, ju mund t’i kuptoni duke lexuar më poshtë.

- Sytë nuk janë gjithmonë me të njëjtën ngjyrë: Ky fenomen në mënyrë profesionale quhet iridis heterokromia. Kjo është një dukuri e trashëguar, megjithatë, ndodh që një person tërë jetën të ketë sytë me ngjyrën e njëjtë dhe me kalimin e kohës vjen deri te ndryshimi i ngjyrës në njërin sy. Nëse kjo ndodh, atëherë është e nevojshme të konsultohet mjeku​​. E njëjta gjë vlen edhe për foshnjat, familja e të cilëve nuk ka të prekur nga heterokromia.

- Edhe pse lëndimi i syrit dhemb, shumë shpejt shërohet: Për më tepër, gërvishtjet kurohen në më pak se 48 orë! Por nëse dhimbja është e padurueshme, menjëherë duhet të kontaktoni mjekun sepse ajo mund të tregojë një infeksion, i cili mund edhe të çojë në verbëri. Prandaj, duhet të keni shumë kujdes dhe të reagoni me kohë.

- Sytë mund të digjen nga dielli: Prandaj është shumë me rëndësi që të mbani syzet me faktorin mbrojtës. Ky fenomen nuk është i ngjashëm me atë kur lëkura digjet dhe shfaqet skuqja dhe dhimbja. Fjala është se pas një periudhe të gjatë të ekspozimit të syve në diell shkaktohet trashja e indeve brenda syrit dhe kjo dalëngadalë e dëmton të parit.

- Është e mundur që të përmirësohet pamja me kalimin e kohës: Ndodh që njerëzve t’iu zvogëlohet apo përmirësohet pamja me kalimin e kohës, megjithatë ky nuk është gjithmonë një lajm domosdoshmërisht i mirë. Ndryshimet në dioptri ndodhin për shkak të sëmundjeve të caktuara, për shembull diabeti.

- Qendra vizuale është e vendosur në pjesën e poshtme të zverkut: Nervi optik fillon në pjesën e pasme të syrit dhe përmes një vargu të lidhjeve transmeton imazhe vizuale në korën e zverkut. Prandaj, është e mundur që dikush të verbohet në qoftë se rrëzohet me pjesën e pasme të kokës.

- Gjatësia e syrit është e lidhur me vizionin: Njerëzit shkurtpamës kanë një kokërdhok më të gjatë, kurse ata largpamës më të shkurtër.

- Ngjyra e syve varet nga melanociti: Melanociti, qelizat që prodhojnë ngjyrën e lëkurës, janë përgjegjës për ngjyrën e syve tanë. Njerëzit me më shumë melanocite kanë lëkurë, flokë dhe sy të errët dhe numri i këtyre qelizave është i përcaktuar gjenetikisht.

- Shikimi direkt në diell mund të çojë në verbëri: Ju kujtohet truku i fëmijëve me një xham zmadhues, letër dhe rrezet e diellit? Po kështu, syri mund të “digjet” sikurse letra, nëse shikoni një kohë të gjatë direkt në diell. Termi mjekësor për këtë është retinopatia diellore.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat