15-vjeçarja vuante nga alergjia e Wi-Fi, vendos të vetëvritet

Ndryshe

15-vjeçarja vuante nga alergjia e Wi-Fi, vendos të vetëvritet

Më: 1 dhjetor 2015 Në ora: 09:59

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Britaninë e Madhe ku një 15-vjeçare është vetëvrarë pasi vuante nga një alergji e pazakontë.

Jenny Fry kishte disa vite që vuante nga elektro-ndjeshmëria që i shkakëtohej nga valët WiFi, dhe si pasojë ajo vendosi t’I jap fund jetës së saj duke u vetëvrarë.

Prindërit e vajzën shprehen për “Daily Mail” se ajo kishte patur shqetësime që nga viti 2012, kur i filloi dhimbja e kokës, ndjente lodhje të tepërt.
Për ta ndihmuar Jenny-n vendosën të hiqnin nga shtëpia linjën e internetit, por kjo mesa duket nuk e ndihmoj mjaftueshëm adoleshenten.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qershor të këtij viti por vetëm tani është bërë publike, kur prindërit i janë drejtuar gjykatës në Chadlington, për të nisur një hetim mbi institucionin arsimorë në të cilin ajo mësonte. Ata akuzojnë shkollën për fundin fatal të së bijës, pasi ata kishin WiFi në ambjentet e shkollë dhe nuk e kishin ndërprerë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat