Hyn të vjedhë nga oxhaku por ngec (Foto)

Ndryshe

Hyn të vjedhë nga oxhaku por ngec (Foto)

Më: 29 nëntor 2015 Në ora: 15:57

Një hajdut që kishte ngecur në oxhakun e një shtëpie në Kaliforni të shtunën pasdite, humbi jetën kur i zoti i saj ndezi zjarrin. Sherifi Brandon Pursell në fshatin Huron tha se i zoti i shtëpisë kishte dëgjuar dikë të bërtiste pasi kishte ndezur një zjarr në oxhakun e tij.

Ai telefonoi menjëherë policinë dhe u përpoq të shuante zjarrin teksa shtëpia e tij u mbush me tym. Zjarrfikësit nxituan me çekiçë për të thyer murin e oxhakut me tulla në përpjekje për të shpëtuar njeriun.

Por hajduti i cili nuk është identifikuar, kishte vdekur gjatë tentativës së shpëtimit. Sherifi Pursell tha se njeriu ishte i ndërgjegjshëm gjatë operacionit të shpëtimit merrte frymë dhe lëvizte brenda oxhakut.

Hetimet paraprake bënë me dije se ai ishte ngjitur në oxhak diku brenda natës për të grabitur një shtëpi, por kishte ngecur.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat