Rekordi Guinness, pema mbi mbi 374 mijë drita

Ndryshe

Rekordi Guinness, pema mbi mbi 374 mijë drita

Më: 28 nëntor 2015 Në ora: 13:52

Mijëra vetë u mblodhën në qendrën e qytetit Canberra për të parë nga afër përpjekjet për të vendosur një rekord të ri botëror për pemën artificiale të krishtlindjeve me më shumë drita në botë.

Turma u ekzaltua dhe shpërtheu në festime kur përfaqësuesi i Rekordeve BOtërore Guinness, konfirmoi se David Richards e ka thyer rekordin botëror, që përgjatë 5 viteve të fundit mbahej nga Universal Studionë Osaka, të Japonisë.

Mbi pemën 22 metra u vendos një numër rekord dritash zbukuruese, 518838 drita shumëngjyrëshe, duke thyer rekordin e pemës 36 metra japoneze, mbi të cilën ishin vendosur 374280 drita këtë muaj, thanë zyrtarë të rekordeve Guinness.

Richards, një avokat dhe biznesmen, mblodhi bashkë disa vullnetarë, përfshirë edhe inxhinerë elektrikë, inxhinierë strukturash, saldatorë, zdrukthtarë, muratorë, fiksues celiku për të vendosur pemën, për të vendosur në majë të saj një yll 1.5 metra me 12 mijë llamba ndricuese.

“Sonte jemi shumë më mirë nga sa e kisha pritur, isha pak i nervozuar, nuk e dinim nëse do të vendosnim një rekord të ri. Vetëm sonte e kuptova cfarë pune kemi bërë, gjithcka shkoi sic e kishim planifikuar dhe jam i lumtur sepse vendosëm një rekord të ri në të gjithë botën” tha Richards.

Richards krijoi këtë pemë për të mbledhur para për bamirësi për fëmijët në nevojë, për fëmijët me sindroma të vecanta, pasi ai vetë e ka humbur një fëmijë të sëmurë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat