Kur i dashuri të bëhet njerk: Ja çfarë i bëri nëna, një vajze në Britani!

Ndryshe

Kur i dashuri të bëhet njerk: Ja çfarë i bëri nëna, një vajze në Britani!

Më: 27 nëntor 2015 Në ora: 20:43

Nëna ime do martohet me ish-të fejuarin që ma “vodhi”, por unë e fal, shprehet Danni Summers.

Nëna e saj, Marie Summers do të martohet vitin tjetër me Anthonyn, por vajza do të mungojë në ceremoninë e tyre, sepse thotë se kjo është e tepërt që t’i shohë së bashku.

“Nuk do të shkoj në dasmë, sepse do të ishte mjaft e sikletshme. Me zemër unë e kam falur nënën time për atë që më ka bërë”, deklaroi ajo.

Historia e vajzës me Anthonyn u ndërpre kur ai i rrëfeu të dashurës që kishte bërë seks me të ëmën. E reja mbeti e shokuar, nuk mundte të mendonte se nëna e saj mund të ishte kaq e pamëshirshme.

Kjo e fundit tentoi që të justifikohej, duke thënë se çdo gjë ishte e paparashikueshme, e pakontrollueshme dhe se dashuria ishte më e fortë se çdo gjë tjetër në botë.

Pas një periudhe kohe, Danni e fali nënën e saj.-

“Sado e madhe që ishte dhimbja, ajo mbetet nëna ime, njeriu më i rëndësishëm i jetës”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat