​Fotografi i propozon të dashurës duke fshehur unazën “brenda” aparatit

Ndryshe

​Fotografi i propozon të dashurës duke fshehur unazën “brenda” aparatit

Më: 27 nëntor 2015 Në ora: 20:38

Che Birch- Hayes është 29 vjeçari nga Hereford i cili i ka propozuar të dashurës së tij duke fshehur unazën “brenda” aparatit.

Fotografi anglez e bindi të dashurën Becky Thompson për të realizuar disa foto në natyre 3D duke përdorur 3 aparat fotografikë.

28 vjeçarja është treguar menjëherë e gatshme për ta ndihmuar Che të bëjë gati kamerat.

Ndërkohë që Becky sheh ndërmjet lentes së aparatit dallon një unazë fejese.

Pasi ajo mbetet e suprizuar i dashuri i saj ulet në gjunjë dhe merr unazën e për ta propozuar.

“Në vend të hapësh një kuti do të ishte më bukur ta gjeje unazën duke parë ndërmjet lentes”, është shprehur Hayes.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat