​Polici bie përmes çatisë teksa ndjek hajdutët (Video)

Ndryshe

​Polici bie përmes çatisë teksa ndjek hajdutët (Video)

Më: 27 nëntor 2015 Në ora: 18:54

Një polic ka rënë përmes çatisë së një ndërtese teksa po ndiqte 2 hajdutë.Incidenti është filmuar nga banorë të cilët lajmëruan policinë për 2 hajdutët ndërmjet aktivizimit të alarmit.

Video tregon se si polici ngjitet lart në çati për të kapur hajdutët që ndodheshin brenda kur papritur ajo shembet.

Pasi ai rrëzohet forcat e policisë i kanë ardhur menjëherë në ndihmë mikut të tyre duke kapur kështu në flagrancë njërin nga hajdutët.

“Banorët na lajmëruan se po ndodhte një vjedhje brenda shtëpisë. Oficerët tanë ishin të detyruar të përpiqeshin t’i kapnin subjektet”, është shprehur Coronel Jaima Villamil komandanti i Policisë Sucre.

Ngjarja ndodhi në qytetin Corozal të Kolumbisë Veriore.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat