“7 prezervativë, deri në 21 orgazma”

Ndryshe

“7 prezervativë, deri në 21 orgazma”

Më: 26 nëntor 2015 Në ora: 22:48

Këto tre gjyqtare gjermane kanë dhënë vendimin për një nga çështjet më interesante dhe më të çuditshme në Gjermani.

Tre gjyqtaret nga Dyseldorfi gjykuan çështjen e njohur si “7 prezervativë ju garantojnë 21 orgazma”.

Kjo është motoja e një kompanie prezervativësh nga Berlini, e quajtur Einhorn.

Por një firmë rivale ka vendosur t’i hedhë në gjyq.

Sipas tyre, një prezervativ garanton vetëm një orgazmë, pasi duhet të hidhet sepse është njëpërdorimësh.

Prodhuesit e Einhorn thonë se ky slogan ka qenë një satirë, madje kanë organizuar një protestë në Berlin kundër “kufizimit të orgazmave”.

Megjithatë ka një problem: ata e kanë të shkruar moton e tyre në kuti dhe prezervativët janë një produkt mjekësor, që kërkon shpjegime të qarta.

Për këtë arsye, gjyqtarët e kanë ndaluar reklamën dhe sloganin.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat