Emra për fëmijët? Njihuni me tendencën më të re në SHBA

Ndryshe

Emra për fëmijët? Njihuni me tendencën më të re në SHBA

Më: 26 nëntor 2015 Në ora: 17:21

Thuhet se çdo tendencë njeh një kufi. Por duket se moda apo tendenca e vënies së emrave “të çuditshëm” për fëmijët nga prindërit në botën e sotme, nuk po njeh asnjë kufi, duke i dhënë rrugë plotësisht fantazisë.

Pasi për shumë kohë ishte kthyer në një tendencë t’u vendosje fëmijëve emra që lidheshin me figura e personazhe të famshëm filmash artistikë, prindërit e tyre tashmë kanë zbuluar një trend të ri – duke sjellë në masë edhe emra që në pamje të parë duken tërësisht absurdë, pavarësisht se askush nuk duhet ta posedojë të drejtën t’i gjykojë prindërit për zgjedhjet që kanë bërë.

Mund të flasim qartazi për tri aspekte:

T’u vendosësh fëmijëve emra që lidhen me personazhet e kinematografisë, tashmë për këtë kontingjent, duket se është një tendencë e dalë mode.
Prindërit amerikanë i pagëzojnë fëmijët tashmë sipas produkteve të tyre të preferuar.
Por edhe me emrat e mallrave të luksit dhe destinacioneve të ëndërruara turistike.
Më parë, një vajzë mund të quhej pa frikë edhe Princess, ndërsa sot po shihen të regjistrohen në zyrat e gjendjes civile edhe emra të tillë si Kindle, Captain, Bentley dhe Camden, pavarësisht se disa edhe mund të qeshin kur i dëgjojnë.

Thuajse asgjë nuk i tut nga ideja e tyre çiftet që sapo janë bërë prindër, ndërsa dihet ndjesia që provon gjithkush që e përjeton. Tek e fundit, vendimi i tyre – veç rasteve të rralla – do të jetë i vlefshëm për gjithë jetën për pasardhësit e tyre.

Hyn në fakt te vendimet e rëndësishme të jetës që merret qysh në stacionin e parë të saj. Ndërsa disa prindër vijojnë tendencat normale, duke u vendosur atyre emra klasikë e tradicionalë, të përcjellë brez pas brezi apo ata modernë, por gjithsesi që e kanë marrë – le të themi – të drejtën e qytetarisë, dalin në skenë plot të tjerë “të veçantë”.

Të çuditshëm, të rrallë, të padëgjuar

Emma? I mërzitshëm. Max? Shumë i vjetër. Parimi është ky: Sa më i individualizuar dhe i rrallë që të jetë emri, aq më mirë është. Për këtë arsye, disa nëna dhe baballarë po kërkojnë për emra që tingëllojnë “ndryshe” në veshët e prindërve të tyre. Kjo pra është edhe arsyeja që mundohet t’i japë shpjegim tendencës së re.

Deri para pak kohëve, ishte akoma një tendencë e preferuar, t’u vendosje fëmijëve emrat e personazheve të preferuar nga bota e filmit dhe e spektaklit, megjithëse tashmë ky fenomen ndoshta po mbush edhe shekullin, qëkurse u fut në lojë në SHBA.

Veç Aryas (nga “Game of Thrones”) dhe Arwens, tashmë këndet e lojërave i mbushin edhe Frodos-it (nga “Zotëria i Unazave”).

Mirëpo, një emër që duket tërësisht si pjesë e fantazisë, nuk mjafton. Ai duhet të ketë edhe shumë domethënie. Kështu, portali amerikan në internet Nameberry.com, ka zbuluar e vënë në dispozicion të përdoruesve të saj, trende groteste emrash.

Sipas tij, prindërit e sotëm kanë nisur t’i pagëzojnë fëmijët sipas produkteve të tyre të preferuara, mallrave të tyre të luksit, destinacioneve turistike, vendeve të preferuara të kultit, por edhe sipas ngjarjeve e stacioneve më të rëndësishme biblike.

Bentley, hip në makinë!

Si tendencë po afrohen tashmë emra si Bentley (emri i një marke luksoze autoveturash) dhe Camden (lagjja multikulturale në Londër). Te vajzat janë sjellë në shportë të gjithë shembujt nga kohët e moçme.

Le të themi: Paisley! Sinonimi i kashmirit, për një kohë të gjatë ishte shembulli lëndor klasik që maksimumi mund të gjente përdorim vetëm te të moshuarit, si një mjet që përdoret në banjë.

Mirëpo emri Paisley nuk mund të gëlltitet aq kollaj. Ai shfaqet në fushën e modës, herë në formën e peshqirit, e herë në atë të veshjes (robdëshambërit dhe jo vetëm) – dhe vetëm në formën e tij femërore. Meqë ra fjala për modën – në vitin e shkuar, në SHBA, 18 vajzave u vendosën emrin Couture dhe 19 djemve emrin Stylez.

Master dhe Captain vijnë në modë

Moda në fakt, pjesës tjetër të prindërve duket se nuk u intereson aq shumë. Ata duan që fëmijët e tyre të kenë sukses kur të rriten në jetët e tyre profesionale. Ndryshe nuk ka se si shpjegohen emrat që ata u kanë vendosur pasardhësve të tyre. Ose më mirë, mendojeni si të doni, por hidhuni një sy këtyre emrave për ta kuptuar atë që po pretendojmë: Captain, Boss, Chief apo dhe Master. Për të shmangur ndonjë kritikë të mundshme, për ata që kanë merak barazinë gjinore, por edhe për të mbytur qysh në rrënjë çdo tendencë modestie, disa prindër kanë menduar natyrisht edhe për emra femërorë, që kur i shqipton të sjellin ndërmend disi autoritetin dhe pushtetin, por edhe historinë. Të tillë si: Czarina. Disa prindër, nga ana tjetër, shfaqen më pak modestë dhe e kanë pagëzuar foshnjën e tyre madje edhe Remedy (një ilaç kurues). Shumë të çuditshëm e të rrallë të duken emra si Kindle (sipas emrit të programit të leximit të librave virtualë të Amazon), Alias (nofka, emri i dytë, i ashtuquajtur) apo dhe Awesome (i mrekullueshëm).

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat