E rrallë: Përmbyten vendet e shkretëtirës (Video)

Ndryshe

E rrallë: Përmbyten vendet e shkretëtirës (Video)

Më: 26 nëntor 2015 Në ora: 12:54

Makina që “lundrojnë” në rrugët e kthyera në liqene dhe njerëz që kanë nxjerrë varkat për të lëvizur nëpër qytet. Një pamje e tillë mund të ishte e paimagjinueshme për vende si Arabia Saudite dhe Katari.
Vendet e shkretëtirës, të cilat mendohet se kanë mot me diell gjithë vitin, janë prekur nga përmbytjet.

Kryeqyteti i Katarit, Doha, është zënë i papërgatitur për një situatë të tillë.

Përmbytjet kanë dëmtuar disa ndërtesa në qytet, ndërsa në zonën ku ndodhet aeroporti ndërkombëtar “Hamad” janë regjistruar 66 mm shi në pak ditë, në një kohë kur Katari ka një mesatare vjetore prej 75 mm.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat