New Jork, foshnja gjendet i braktisur në grazhdin e një kishe

Ndryshe

New Jork, foshnja gjendet i braktisur në grazhdin e një kishe

Më: 26 nëntor 2015 Në ora: 00:27

Një foshnjë e porsalindur, e mbështjellë me disa peshqirë brenda grazhdit të një kishe. Duket si skena klasike e lindjes së Krishtit, por foshnja në fjalë, prej mishi e kockash është braktisur, me kordonin e kërthizës ende të paprerë.

Fëmija është gjetur në kishën ‘Holy Jesus Child’, në Queens, New York nga kujdestari i kishës që dëgjoi të qarat e tij. Foshnja me peshë pak më tepër se dy kilogramë u transportua menjëherë në spitalin më të afërt me sytë ende të mbyllur dhe duart e vogla të drejtuara nga qielli. Sipas mjekëve, kishte lindur vetëm 4 ose 5 orë përpara se të gjendej i braktisur në grazhdin e kishës.

Do të lutemi për këtë fëmijë, për prindërit e tij dhe këdo që do të kujdeset tashmë për të”, – ka shkruar në Facebook prifti i kishës, Christopher Ryan Heanue. Identiteti i nënës së fëmijës ende nuk dihet, por policia i tha ‘New York Times’ se një nga kamerat e sigurisë tregon një grua që hyn në kishë me një fëmijë në krah dhe pas disa minutash del vetëm.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat