8-vjeçarja në SHBA, pacientja më e re e prekur nga kanceri i gjirit

Ndryshe

8-vjeçarja në SHBA, pacientja më e re e prekur nga kanceri i gjirit

Më: 25 nëntor 2015 Në ora: 18:32

Një 8-vjeçare nga Utah, SHBA është diagnostikuar me kancer në gji, duke u bërë kështu pacientja më e re e prekur nga sëmundja e tmerrshme. Ishte vetë vogëlushja Chrissy ajo që e zbuloi e para praninë e tumorit në trupin e saj.

Nëna e vogëlushes, Annette Turner rrëfen: “Ajo dukej shumë e frikësuar kur mu afrua me dhe tha: ‘mami jam shumë e shqetësuar nga kjo gjëndra këtu’.

Prindërit e dërguan menjëherë në spital vogëlushen, ku pas analizave të shumta u arrit në diagnozën dramatike: vajza ishte prekur nga ‘carcinoma secretorio’, një lloj shumë i rrallë tumori që përbën 1 për qind të rasteve të prekura nga kanceri i gjirit.

Chrissy do t’i nënshtrohet terapive të lodhshme, përfshirë edhe mastektominë ose heqjen e gjirit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat