Gruaja nuk hedh plehra prej dy vjetësh, sepse nuk i prodhon (Foto)

Ndryshe

Gruaja nuk hedh plehra prej dy vjetësh, sepse nuk i prodhon (Foto)

Më: 25 nëntor 2015 Në ora: 16:58

Erin Rhoads, australiania 31-vjeçare, nuk i hedh mbeturinat që prej dy vjetësh. Sekreti e jetës së saj ‘ekologjike”, ka të bëjë me mungesën e prodhimit të mbetjeve. Me kalimin e kohës, pasi kishte parë një dokumentar që ka të bëjë me ambientalizmin, mësoi këtë stil jete.

Ajo tregon në faqen e internetit të saj, që quhet “The Rogue Ginger”, se si ia bën që të jetojë pa prodhuar mbetje. Dokumentari i titulluar, ‘The Clean Bin Project’, tregonte për një çift në Kanada, që për një vit të tërë u përpoq që të mos blejë asgjë, për të mos prodhuar mbetje. Në vitin 2013, Erin Rhoads nisi aventurën e saj të quajtur “plastic-free”, duke përjashtuar tërësisht plastikën në jetën e saj.

Në 18 muaj, nuk e zbrazi koshin e mbeturinave as një herë: mbushi vetëm një kavanoz me mbeturina, që ajo i quante të pashmangshme, të cilat janë etiketat e veshjeve, faturat, e të tjerë. “Vendosa që të bëj disa ndryshime në jetën time, në thelb, nisa të jetoj si stërgjyshërit e mi…. Kurseva para, u dobësova dhe lëkura ime është më e bukur”, tregon ajo. 31-vjeçarja, hoqi dorë nga produktet kozmetike dhe shfrytëzoi vetitë e bimëve për të bërë makiazh. Ajo blen ushqim të lirë dhe përdor vetëm materiale natyrale.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat