Një ditë në vit, ky burg i sigurisë së lartë për femra në Rio të Brazilit, kthehet në një vend ky ekspozohet bukuria.
Aty organizohet konkursi për të gjetur të burgosurën më të bukur.
Burgu Talavera Bruce thotë se kjo bëhet për të rritur vetëvlerësimin e të burgosurave.
Sipas Ministrisë së Drejtësisë, numri i femrave të burgosura në vend është rritur me 567 përqind nga viti 2000 në vitin 2014.
Në total në Brazil janë 600 mijë të burgosur për vetëm 377 mijë vende të projektuara në burgje.