Tronditëse: Fotoja e fundit e bebes para se ta përdhunonte dhe vriste njerka

Ndryshe

Tronditëse: Fotoja e fundit e bebes para se ta përdhunonte dhe vriste njerka

Më: 25 nëntor 2015 Në ora: 11:43

Një nënë amerikane ka vendosur të ndajë me njerëzit e tjerë foton e fundit të vajzës së saj, përpara se ajo të sulmohej seksualisht dhe të vritej nga njerka.

Lauren Furneaux ka postuar foton e dyvjeçares Lily, pranë një peme Krishtlindje.

Ajo tha se historia e tmerrshme e vajzës së saj do shtojë ndërgjegjësimin për abuzimet me fëmijët, pesë vjet pas tragjedisë.

Lauren e dorëzoi të bijën tek babai i saj, Jeff Wolfenberger, 29 vjeç, për të kaluar ca kohë me të dhe partneren e tij, Renee King, 28 vjeç.

Por vetëm disa orë pasi ishin ndarë, ajo mori një telefonatë nga Wolfenberger, që i thoshte se e bija ishte në spital pasi King ishte rrëzuar mbi të gjatë dushit.

Por më vonë u mësua se partnerja e tij kishte abuzuar seksualisht me vajzën me një objekt dhe ia kishte përplasur disa herë kokën në dysheme pasi vajza kishte nisur të qante dhe kishte lagur mbathjet.

King u arrestua dhe është dënuar me burgim të përjetshëm.

Lauren ka përshkruar momentin kur mbërriti tek vajza në spital.

“Ai po qëndronte jashtë derës dhe po tymoste duhan. Hapa derën. Këmbët më lëshuan. Bota m’u shemb”.

“Të dua Lily dhe do më mungosh përgjithmonë”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat