Ka kur kërkuar të shohë vajzën e saj menjëherë pas lindjes, instikti i saj si nënë i ka sugjeruar që diçka nuk shkonte. Lyudmila kishte përshtypjen se fëmija nuk ishte i saj.
Gjithçka filloi kur dy gratë, të dyja me emrin Lyudmila, lindën dy vajza pak minuta njëra pas tjetrës. Por fëmijët u shkëmbyen gabimisht në momentin e lindjes në një spital të Rusisë.
Secila nga nënat nisi procesin e rritjes së foshnjave duke menduar se ishin pikërisht vajzat e tyre. Një nga gratë madje, u akuzua se kishte tradhtuar të shoqin, me këtë të fundit që kërkoi testin e ADN-së.
U deshën 102 ditë që vajzat të ribashkoheshin me nënat e tyre biologjike, por procesi nuk ishte pa dhimbje, pasi këto të fundit ishin mësuar me dashurinë drejt krijesave të tyre të vogla.
“E kuptoj që fëmija është i saj. E kuptoj që do të jetë në duar të sigurta. Por ne do të mbetemi mikesha dhe do të jemi në kontakt”, – tha njëra nga nënat, duke premtuar se do të shkëmbejnë fotografi të vajzave të tyre gjatë rritjes.