Presidenti Obama “ua prish” dasmën çiftit (Video)

Ndryshe

Presidenti Obama “ua prish” dasmën çiftit (Video)

Më: 14 tetor 2015 Në ora: 00:38

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barack Obama, pas një loje tenisi në “Torrwy Pines Golf” në San-Diego, Kaliforni u “përplas” me një dasmë.

Kur presidenti mbaroi lojën, ai shkoi drejt një ceremonie dasme që ishte aty pranë dhe bëri foto me dhëndrin Brianm Tobe dhe nusen Stephanie, e cila ishte shumë e gëzuar sa i ranë edhe lotët. Para se presidenti të largohej kërkoi falje për vonesën.

Vitin e kaluar, “Bloomberg” raportoi se presidenti duhej t’i kërkonte falje një çifti ushtarak, pasi kishin për të zhvendosur martesën e tyre sepse ai ishte duke luajtur golf në një bazë detare në Hawaii, pikërisht aty ku ata kishin planifikuar të martoheshin.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat