​Kaq të “çmendur” jemi?! (Foto)

Ndryshe

​Kaq të “çmendur” jemi?! (Foto)

Më: 13 tetor 2015 Në ora: 18:51

Telefonat e mençur aq shumë ua kanë marr mendtë njerëzve të këtij planeti, sa qeniet humane po harrojnë të përjetojnë momentet e bukura të përditshmërisë së tyre. Fakt ky i cili vazhdon të prek secilin prej nesh nga mania e quajtur “smartphone”.

Nisur nga ky këndvështrim, fotografi i njohur amerikan, Eric Pickersgill, ka realizuar foto të njerëzve në momente të ndryshme gjatë ditës, të cilëve u ka kërkuar të imagjinojnë se janë duke i mbajtur telefonat e mençur në dorë, përderisa ai i fotografonte.

Fotografi amerikan ka menduar që ti bëjë njerëzit të heqin pajisjet digjitale nga përditshmëria e tyre. Projekti ka për qëllim për të treguar varësinë tonë ndaj teknologjisë dhe lidhjes së pavetëdijshëm me teknologjinë e harrimin e njerëzve të dashur për rreth.

Fotograf ishte frymëzuar nga një takim me miqtë e tij në një kafene në Nju Jork. "Ishim ulur me miqtë në Illium kafene në Troy, NY, dhe po takoheshim pas shumë kohësh, por asnjëri se kishte mendjen tek prania e njëri tjetrit, ngase të gjithë ishim të zënë me telefonat e mençur në duar. Kjo ishte e dhimbshme”, thotë Eric.

Ai e ka arritur efektin s ureal me fotot e tij duke i pyetur të huaj dhe miqtë që të mbeteshin në pozitat që rrinë më së shumti por kësaj radhe pa teknologjinë në duart e tyre, dhe ja se si dukesh ata.

Është me të vërtet e kotë që gjithë ato orë të ditës tua “vjedh” teknologjia. Shihni njerëzit dhe gjërat për rreth, janë aq të bukura sa mund të ju ikin nëse nuk dini ti mbani.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat