Film porno në shkollë, mësuesit: Nuk e kuptuam

Ndryshe

Film porno në shkollë, mësuesit: Nuk e kuptuam

Më: 12 tetor 2015 Në ora: 21:11

Një shkollë e mesme në LA dhe nxënësit e saj janë përdorur për të bërë një film pornografik.

Disa filmbërës amerikanë kanë rrezikuar duke xhiruar film pornografik me nxënëset e një shkolle të mesme.

Për më shumë, xhirimet e filmit janë bërë brenda në shkollën “Alexander Hamilton High School” dhe askush nuk e ka vërejtur këtë.

Raportohet se disa nga xhirimet janë bërë edhe jashtë në parkingun e shkollës, skena ku vajzat kanë dalë provokuese duke larë veturat ndërsa kjo edhe e ka penguar mësimin.

Filmi me emrin “Revenge of the Petites” është lansuar në vitin 2012 ndërsa kujdestarët e shkollës kanë treguar se ata nuk ia kanë pasur idenë se aty po xhirohet një film i këtij lloji dhe nëse do të kishin ditur kurrë nuk do e kishin lejuar këtë.

Tani përfaqësuesit e shkollës kanë kërkuar që kompania të largojë të gjitha imazhet ku paraqitet shkolla ose ndonjë nga nxënësit e tyre.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat