Orë mësimore shumë e veçantë (Video)

Ndryshe

Orë mësimore shumë e veçantë (Video)

Më: 10 tetor 2015 Në ora: 16:38

Debby Heerkens, një mësuese biologjie në shkollën e Groene Hart Rijnëoude në Holandë ka një ide vërtetë të paharrueshme për të edukuar nxënësit e saj.

Ajo ngritet në tavolinën e saj dhe i hedh rrobat e saj për të zbuluar një kostum të me material elastik ku janë ilustruar muskujt dhe organet tjera.

Ajo ka edhe një konstum tjetër të ngjashëm por që ka të vizatuar të gjitha kockat që gjenden në trupin e njeriut.

Ajo ka treguar se i ka ardh në mend kjo ide kur e pa dikë në rrugë duke ecur me pantallona të ngjashëm.

Heerkens kishte gjetur më pas ato në internet për të blerë online duke u konsultuar edhe me drejtorin e shkollës nëse kjo gjë është ok.

Mësuesja e biologjisë që mbajti këtë orë të veçantë mësimore vazhdimisht pyetet nga nxënësit e saj se kur do të ketë edhe një orë mësimore të ngjashme dhe kaq kreative.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat