Ja çfarë bën politikani kur nuk i pëlqen pyetja (Video)

Ndryshe

Ja çfarë bën politikani kur nuk i pëlqen pyetja (Video)

Më: 10 tetor 2015 Në ora: 13:53

Gazetari i njohur Ken Curtis u sulmua pas kamerave nga një politikan, pasi e pyeti lidhur me skandalin e manipulimit të votave në këshillin bashkiak të qytetit. Kjo ngjarje ka ndodhur në Alabama.

Korrespondenti i një televizioni u godit dy herë nga komisioneri i inatosur, Amos Newsome. Gazetari e pyeste nëse e konsideron dorëheqjen. Pasi e ndoqi komisionerin deri tek makina e tij, ky i fundit e goditi dy herë, madje duke e gjakosur.

Sipas medieve të huaja, Amos Newsome u arrestua për sulm të shkallës së tretë, pasi e pështyu gazetarin. Ngjarja ndodhi pasi Newsome u rizgjodh dy vite më parë me fletë votimi që mungonin. Rezultati dyshohet se është i manipuluar.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat