Një e treta e të rinjve kinezë do të vdesin nga pirja e duhanit

Ndryshe

Një e treta e të rinjve kinezë do të vdesin nga pirja e duhanit

Më: 9 tetor 2015 Në ora: 10:55

Një studim i ri ka paralajmëruar se një e treta e të gjithë njerëzve në Kinë të cilët aktualisht janë nën moshën 20 vjecare, përfundimisht do të vdesin para kohe nëse ata nuk heqin dorë nga pirja e duhanit.

Siç shihet në foto, në Kinë një shumicë e konsiderueshme e njerëzve janë duhanpirës duke përfshirë edhe ata që merren me sport si dhe vrapuesit në maratonë.

Hulumtimi , i publikuar në revistën mjekësore Lancet , thotë se dy të tretat e njerëzve në Kinë fillojnë të pijnë duhan para moshës 20 vjecare . Rreth gjysma e atyre njerëzve do të vdesin nga ky ves, thuhet në hulumtim.
Shkencëtarët kanë kryer dy studime me 15 vjet diferencë, studim i cili ka mbuluar qindra e mijëra njerëz, transmeton arbresh.info.
Nëse trendet aktuale të vazhdojnë, numri vjetor i vdekjeve nga duhani në Kinë deri ne vitin 2030 do të arrijë në dy milionë, thuhet në këtë hulumtim i cili e quan pirjen e duhanit ” epidemi në rritje e vdekjeve të parakohshme “.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat