Ha mëngjes dhe harron të paguajë, kur kujtohet bën një gjest fisnik

Ndryshe

Ha mëngjes dhe harron të paguajë, kur kujtohet bën një gjest fisnik

Më: 8 tetor 2015 Në ora: 22:47

Një javë më parë një turist nga Prato e Italisë, hyri në një lokal për të konsumuar një lëng frutash dhe kafe dhe bukë të thekur. Papritmas, sikur të mos kishte ndodhur asgjë, grupi turistëve largohet dhe konsumatori falënderoi personelin që i shërbeu e iku pa paguar.

Tani, në një distancë prej 7 ditësh, vjen edhe surpriza: me postë vjen një zarf me tre euro, për lëngun e frutave dhe kafenë e konsumuar pasditen e 1 tetorit që nuk ishte paguar. “Më falni!”, është mesazhi që gjendet brenda në zarf, së bashku me 3 eurot. Një nga punonjësit e lokalit e postoi këtë gjest në Facebook, i cili bëri xhiron e botës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat