Burra e gra, nudo kundër hakmarrjes pornografike (Foto/ Video)

Ndryshe

Burra e gra, nudo kundër hakmarrjes pornografike (Foto/ Video)

Më: 7 tetor 2015 Në ora: 08:16

Një video e realizuar së fundmi po mban një qëndrim të fortë kundër ideve për selfiet nudo dhe veshjet provokative.

Në #MyBodyMyTerms, mesazhi që jepet është se njerëzit mund të bëjnë çfarë të duan me trupin e tyre dhe se nuk janë përgjegjës për veprimet dhe krimet e të tjerëve.

Video sfidon kulturën e fajësimit të viktimave, ku një grua e veshur me një fund të shkurtër mund të akuzohet se ajo është disi përgjegjëse nëqoftëse sulmohet seksualisht.

Ose në qoftë se dikush i dërgon një selfie nudo partnerit dhe që foto pastaj postohet në rrjet si hakmarrje pornografike shpesh vë në siklet dhe turpëron shumë njerëz.

Në video, një femër thotë: ” Nëse bëj seks me pëlqimin tim, kjo nuk më bën mua një lavire”.

Ndërsa një tjetër flet para kamerës: ” Bërja apo pozimi i një fotoje lakuriq nuk më bën mua një kurvë”.

Villainesse campaign

Villainesse campaign

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat