Nuk i shërbejnë birrë, pronari i vë fadromën lokalit (Foto)

Ndryshe

Nuk i shërbejnë birrë, pronari i vë fadromën lokalit (Foto)

Më: 7 tetor 2015 Në ora: 00:48

Një biznesmen uellsian vendosi ta shkatërrojë lokalin e vet pasi kamerierët nuk pranuan t’i shërbejnë një gotë birrë pas orarit të mbylljes.

45-vjeçari Mark Suistun menjëherë i hipi fadromës dhe e shembi lokalin brenda pak minutash në mes të natës, duke shkaktuar rreth 40 mijë sterlina dëm.

Ai u arrestua, por më pas u lirua pasi policia tha se nuk mund të ngrinte dot asnjë akuzë ndaj pronarit. “Në fund të fundit, ndërtesa i përket atij vetë dhe ai mund të bëjë ç’të dojë me të. Dikush duhej të bënte kallëzim për dëmin e shkaktuar, por askush nuk e bëri”, shpjegoi policia me një komunikatë zyrtare.

Suistun, pronar i një fabrike përpunimi të peshkut në një qytezë pranë Suonsit, investoi 60000 sterlina së bashku me ortakun e tij Kolin MekDonald para një viti. Që prej asaj kohe ai u bë klient i rregullt i lokalit së bashku me miqtë e tij.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat