12-vjeçarja që teshtin 12 mijë herë në ditë (Video)

Ndryshe

12-vjeçarja që teshtin 12 mijë herë në ditë (Video)

Më: 6 tetor 2015 Në ora: 16:59

Jeta e 12-vjeçares Katelyn Thormley është shkatërruar kur ka filluar të teshtijë para tre javëve. Ajo thotë se ka dhimbje të vazhdueshme në ambdomen dhe ka këmbë aq të dobëta sa mezi ecë.
Tani ajo teshtin 12 mijë herë në ditë.

Ajo teshtin 20 herë në minutë dhe nuk shkon më në shkollë. E vetmja kohë kur ndalon nga teshtima, është kur shkon në gjumë.

Thormley ka thënë se kur sëmundja misterioze i është paraqitur mendonte se ishte një alergji e përkohshme që do të kaloj shpejtë, mirëpo gjendja e saj mbetet e njëjtë.
Gjashtë doktorë e kanë ekzaminuar gjendjen e saj, por asnjëri nuk ka gjetur shkaqet dhe kurim për sëmundjen e saj.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat