Gjejeni dhinë në këtë fotografi (Foto)

Ndryshe

Gjejeni dhinë në këtë fotografi (Foto)

Më: 6 tetor 2015 Në ora: 12:21

Një fotograf amator ka fiksuar në foto imazhin e një deleje “të padukshme” në shkëmbinjtë e malit Evans, në Kolorado. 51-vjeçari Anthony Tepool, banor i zonës, është i pasionuar pas fotografisë dhe nuk e ndan aparatin prej 30 vjetësh.
Ai thotë se i pëlqen të realizojë foto të tilla që të kujtojnë lojën kukafshehthi.

“Isha duke ecur drejt makinës, pasi shkrepa një sërë fotosh të peizazhit. Por në një moment dallova delen dhe shkrepa foton, të cilën duhet ta shikoni për një kohë më të gjatë se ajo e zakonshmja për ta dalluar”, thotë ai.

Pavarësisht ngjashmërisë me dhinë, kjo kafshë barngrënëse e egër njihet nga vendasit si “delja me brirë të mëdhenj” (bighorn sheep). Ajo ka ngjyrë kafe dhe jeton në Amerikën Veriore, kryesisht në shkëmbinjtë e malit Evans.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat