Tmerrohen qytetarët, gjarpri ngjitet në kabllon e rrjetit telefonik

Ndryshe

Tmerrohen qytetarët, gjarpri ngjitet në kabllon e rrjetit telefonik

Më: 6 tetor 2015 Në ora: 11:05

Një gjarpër i madh u pa duke u zvarritur përgjatë një kablloje telefonike të lartë 20 metra, përderisa banorët e shqetësuar e shikuan atë nga poshtë.

Gjarpri i llojit të veçantë boa – një gjarpër i madh dhe jo-helmues – u pa duke u zvarritur në kabllon telefonike në një lagje të qetë.

Policia thotë se gjarpri u arratis nga vendi ku po mbahej dhe arriti të ngjitet në kabllon telefonike duke dalë nga dritarja e një banese në Anglesey, Uellsin Verior.

Gjarpri u fotografua nga Sergeant Rob Taylor, një hetues lokal i policisë, i cili tha se boa arriti të kapej në gjysmën e saj të rrugës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat