11 vjeçari vret fqinjën 8 vjeçare në Amerikë

Ndryshe

11 vjeçari vret fqinjën 8 vjeçare në Amerikë

Më: 6 tetor 2015 Në ora: 10:06

Një djalë 11 vjeçar në shtetin amerikan të Tennessee është në mbajtje mbi dyshimin për vrasjen e fqinjës së tij 8 vjeçare pas një zënke lidhur me një këlysh.
Djali është akuzuar për vrasje të shkallës së parë, si një i mitur.
Sipas policisë, ai shtiu në vajzën të shtunën mbrëma me armën e babait të tij pasi ajo reufozoi atë ta shihte këlyshin e saj.
Vajza është identifikuar si McKayla Dyer. Nëna e saj Latasha ka thënë se të dy fëmijët kanë shkuar në të njëjtën shkollë.
“Ai është tallur me të, duke e thirrur me emra të ndryshëm dhe është treguar i keq me vajzën. Ai u largua për pak kohë pastaj pa papritmas u shfaq duke e vrarë atë,” zonja Dyer ka thënë për WATE-TV, transmeton Klan Kosova.
“E dua ta kem përsëri në krahët e mijë,” ka thënë ajo.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat