Shikoni se çfarë ndodh me trupin tuaj kur nuk konsumoni sheqer dhe alkool për një muaj (Video)

Ndryshe

Shikoni se çfarë ndodh me trupin tuaj kur nuk konsumoni sheqer dhe alkool për një muaj (Video)

Më: 6 tetor 2015 Në ora: 10:00

Ju veçse keni lexuar se çfarë ndodh me trupin tuaj kur hani avokado çdo ditë, kur nuk hani mëngjes, kur ndaloni së bëri ushtrime, kur ndaloni së ngrëni dhe se kur filloni të mbani një dietë organike.
Kompania nga Amsterdami, LifeHunter, ka zbuluar se çfarë ndodhë vetëm për një muaj kur ju nuk konsumoni sheqer dhe alkool.
Në videon më poshtë, Sacha Harland kishte provuar të ushqehej sa më shëndetshëm që ishte e mundur duke mos konsumuar sheqer apo aditiv të ndryshëm.
Ditët e para ishin të vështira pasi që ai ndihej gjithë kohën i uritur, i përgjumur dhe kishte dëshirë të madhe për të konsumuar sheqer.
Aspak nuk kishte ndihmuar fakti që ai ishte i rrethuar nga ushqimi i mirë e i shëndetshëm.
Sidoqoftë, kah fundi i muajit, Harland kishte raportuar që ndihet më i shëndetshëm dhe shumë më energjetik.
Shtypja e tij e gjakut dhe niveli i kolesterolit ishte zvogëluar, si dhe ai kishte humbur 4kg.
Shikoni eksperimentin më poshtë që lajmi.net e transmeton për ju:

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat