Lind krijesa e mistershme, gjysmë krokodil gjysmë buall (Foto)

Ndryshe

Lind krijesa e mistershme, gjysmë krokodil gjysmë buall (Foto)

Më: 5 tetor 2015 Në ora: 23:37

Fshatarët në një fshat të largët të Tajlandës kanë mbetur të hutuar dhe të tmerruar nga pamja e kësaj krijese të çuditshme.

Kafsha e cila ende nuk e ka një emër, ka disa luspa në lëkurë, të njëjta me ato të një zvarraniku dhe një kokë në formë krokodili, pavarësisht se është lindur nga një buallicë.

Pamjet e krijesës çuditshme janë bërë teksa ajo qëndron mbi një tavolinë e mbuluar më qirinj temjan. Kjo ngjarje e çuditshme është shënuar në High Rock, Wanghin në Tajlandë. Fshatarët pohojnë se ajo ka lindur nga një buallicë, e cila më herët ka bërë buaj të shëndetshëm. Edhe pse kjo pamje është disi frikësuese, fshatarët shpresojnë se ajo do t'ju sjellë fat të mirë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat