Me vellon e nusërisë përulet para varrit të babës (Foto)

Ndryshe

Me vellon e nusërisë përulet para varrit të babës (Foto)

Më: 5 tetor 2015 Në ora: 16:41

Edhe pse është martuar në gusht, fotografia e saj ende po zgjon interesim të madh në rrjetet sociale. Është Kysmetja, vajza e dëshmorit të kombit Hasim Halilaj, e cila edhe në ditën e shënuar të jetës së saj, para së gjithash ajo u përul para varrit të babës të vet.

Fotografia është postuar nga Fitnete Ramosaj, bashkë me një koment të cilin po ua sjellim të plotë:

Vajza e madhe e bashkëluftëtarit tim të nderuar, dëshmorit të kombit Hasim Halilaj, Kysmetja, u martua sot. Bashkë me dy motrat e saj më të vogla (njëra e lindur pas rënies së babait dëshmor), natyrisht se e kanë pasë shumë të vështirë të rriten me mungesën e babës, por nën përkujdesjen e jashtëzakonshme të nënës, me fanatizëm e ruajnë kujtimin dhe nderimin për Të, ashtu sikur babai i tyre i mbante fotografitë e dy vajzave gjatë gjithë kohës së luftës me vete. I kishte me vete pranë zemrës edhe në ditën e rënies më 16 prill 1999, kur së bashku me Shkëlzen Haradinajn, Fatmir Nimanajn e Luan Nimanajn ranë dëshmorë në ballë të frontit në Malet e Maznikut, duke u bërë mburojë shpëtimi për mijëra civilë, fëmijë, gra e pleq, që gjendeshin të strehuar në malet e afërta.

Sikur çdo ditë tjetër, edhe në këtë ditë të shënuar të jetës së saj, para së gjithash e mbi të gjitha, ajo sot u përul para varrit të babës të vet! Njerëzore! Të gjithëve na bëri të ndihemi shumë krenarë!/KosovaPress/

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat