Fituesi i lotarisë: E dashura muskuloze më dhunonte

Ndryshe

Fituesi i lotarisë: E dashura muskuloze më dhunonte

Më: 5 tetor 2015 Në ora: 12:46

Fituesi i lotarisë EuroMillions në Britani ka rrëfyer se si ish- e dashura e dhunonte.

Matt Myles, 28 vjeç, thotë se u nda me Carla Chamberlain, një trajnere fitness-i pak përpara se të fitonte lotarinë 1 milion sterlina.

Por më pas, ajo iu afrua sërish duke i kërkuar të ishin bashkë.

Këtu nisi tmerri për të.

Një natë ajo ishte e dehur dhe e dhunoi me grushta.

Në një rast tjetër, ajo pa se atij i kishte ardhur një fotografi në Snapchat.

“Pse k… merr foto nga ajo. Vë bast që të jep më shumë se kaq,” tha ajo dhe nisi ta godiste, i gërvishti fytyrën dhe i ra në organin gjenital.

Myles i tha të largohej, por ajo e goditi sërish.

Tani Myles e ka hedhur në gjyq dhe është një lidhur me një stjuardesë bukuroshe brune, duke hequr dorë nga biondja e dhunshme.

Myles thotë se ka vendosur të flasë hapur, pasi e di që shumë meshkuj vuajnë në heshtje.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat