Shkojnë për të ngrënë në restorant, vjedhin 40 euro

Ndryshe

Shkojnë për të ngrënë në restorant, vjedhin 40 euro

Më: 4 tetor 2015 Në ora: 22:22

Policia italiane ka arrestuar ditën e djeshme tre të rinj dhe një të moshuar të cilët pasi kanë ngrënë në një restorant kinez dhe kanë vjedhur në restorant një qyp kursimesh i cili kishte brenda 40 euro.

Një ngjarje me të vërtetë interesante, pasi ka qenë vetë pronari i restorantit i cili ju ka shërbyer 4 personave, dhe mbasi ka mbyllur llogaritë me ta është kthyer në banak.

Por kur ka mbërritur aty ka parë se i mungonin kursimet dhe ka lajmëruar menjëherë policinë, e cila më pas ka arrestuar 4 personat.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat