Prifti grek në video-skandal, seks me drejtoreshën e shkollës fetare (Foto)

Ndryshe

Prifti grek në video-skandal, seks me drejtoreshën e shkollës fetare (Foto)

Më: 4 tetor 2015 Në ora: 18:12

Ndërsa Vatikani është përfshirë nga skandali pasi shkarkoi një prift polak ditën që ai doli publikisht se ishte homoseksual, një tjetër prift është përfshirë në një skandal.
Bëhet fjalë për George Passias, priftin ortodoks të komunitetit grek në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i cili është përfshirë në një video-skandal seksual.
Prifti 67-vjeçar kryen marrëdhënie me Ethel Bouzalas, drejtoreshën 45-vjeçare të një shkolle fetare, e cila u detyrua të jepte dorëheqjen menjëherë pasi ngjarja u bë publike.
Passias është prift në një kishë në qytetin e Nju Jorkut, i martuar dhe baba i dy fëmijëve.
Video është marrë nga kompjuteri personal i priftit dhe i është dërguan në një gazetë amerikane. Ende nuk dihet se kush është personi që ka nxjerrë “zbuluar” priftin. Video është filmuar para disa kohësh, ndërsa më 17 shtator prifti u pezullua nga kreu i Kishës Ortodokse Greke në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat