Burri me thonjtë më të gjatë në botë (Video)

Ndryshe

Burri me thonjtë më të gjatë në botë (Video)

Më: 4 tetor 2015 Në ora: 17:07

Një burrë i cili nuk i ka prerë thonjtë e dorës së majtë që nga viti i largët 1952 ka mundur më në fund të hyjë në Librin e Rekordeve Gines, edhe pse e pranon se ka vuajtur shumë për këtë arritje.

Një thua i indianit Shridhar Chillal është gati 2 metra i gjatë dhe 78-vjeçari është aq krenar për thonjtë e tij, që bashkë arrijnë gati 10 metra, saqë po mendon t’ia japë një muzeu. Gjithsesi, ai tregon edhe vështirësitë që i kanë shkaktuar në jetë këto thonj tmerrësisht të gjatë.

“Asnjë vajzë nuk pranonte të martohej me mua. Edhe nëse ndonjëra pranonte, ishin prindërit e saj ata që refuzonin”, tregon Shridhar.

Fiksimi i tij me thonjtë nisi kur një mësues në shkollë e rrahu pasi i kishte thyer thoin e gishtit: “Vendosa që të kuptoja pse mësuesi u mërzit aq shumë. Doja të dija se çfarë kujdesi duhej për një thua që të mos thyhej. E kam pasur të vështirë përditshmërinë time, por arrita qëllimin që kisha në jetë. Tashmë, mund t’i them kujtdo që jam mbajtësi i një rekordi Gines”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat