Mrekullia: Mjekët i ngjisin kokën fëmijës (Foto)

Ndryshe

Mrekullia: Mjekët i ngjisin kokën fëmijës (Foto)

Më: 4 tetor 2015 Në ora: 11:46

Mjekët arritën t’i ngjisin kokën një vogëlushi, pasi i ishte këputur gjatë një aksidenti rrugor.

Jackson Taylor, 16 muajsh, nga Australia, po udhëtonte me mamanë dhe motrën, kur u përplasën kokë më kokë me një makinë me shpejtësi 110 kilometra në orë.

Forca e goditjes ishte aq e madhe, sa koka e tij u nda nga qafa në një këputje të brendshme, thanë mjekët.

Pas një operacioni, duke përdorur tela dhe një brinjë të tij, mjekët ia kanë ngjitur vertebrën.

Për ca muaj do të mbajë këtë ekuilibruese, ndërsa më vonë do mund të vazhdojë jetën pa asnjë problem.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat