11-vjeçari vret hajdutin, ishte me motrën e vogël në shtëpi

Ndryshe

11-vjeçari vret hajdutin, ishte me motrën e vogël në shtëpi

Më: 5 shtator 2015 Në ora: 15:54

Një djalosh i vogël qëlloi dhe vrau një hajdut, që kishte hyrë në shtëpi ndërsa ai ishte vetëm me motrën e tij më të vogël.

Ngjarja u regjistrua në SHBA.

11-vjeçari qëlloi vetëm një herë me pistoletë adoleshentin hajdut.

Ai kishte edhe një bashkëpunëtor.

Mësohet se të dy kishin tentuar edhe dy herë të tjera të hynin në shtëpinë e 11-vjeçarit.

Nëna e 11-vjeçarit është marrë në pyetje.

Ajo tha se armën e kishte blerë pasi kishte pasur disa herë tentativa për ta vjedhur shtëpinë e saj.

Por policia ka kërkuar të mësojë se përse i la fëmijët vetëm dhe përse fëmija kishte akses tek arma.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat