Çdo baba i ardhshëm dëshiron të ketë një djalë, por gabohet!

Ndryshe

Çdo baba i ardhshëm dëshiron të ketë një djalë, por gabohet!

Më: 4 shtator 2015 Në ora: 16:09

Ky artikull i Doyin Richards u shfaq fillimisht për herë të parë në “Fatherly”. Ai është një shkrimtar, orator, pjesëtar i grupit të prindërimit TODAY, bashkëpunëtor për AskMen, Huffington Post, Babble, GMP dhe HLN. Por, mbi të gjitha, është babai i dy vajzave të mrekullueshme. Ja se cilat janë argumentet e tij se përse baballarët e ardhshëm nuk duhet të preferojnë vetëm fëmijë djem. Sipas tij, në këtë drejtim kanë ndodhur disa revolucione …

Revolucioni nr. 1

Kam kuptuar se gjithçka që mund ta bëj me djalin … mund ta bëj edhe me vajzën. Për shembull, mund të luaj basketboll, t’i mësoj shakatë me grushte apo të hidhemi në baltë. Ndoshta do të jenë të shumtë ata të cilët do të pyesin “Po flisni seriozisht?”, por megjithëse jam kokëfortë, ndonjëherë bindem. Po, unë do të mundem t’u mësoj atyre shumë më shumë dhe jam i sigurt se ato do t’i mësojnë të paktën këto tri gjëra.

Revolucioni nr. 2

Kam kuptuar se vajzat e mia do të më shohin si një “model referues” për të gjykuar sjelljen e meshkujve të tjerë. Edhe në këtë rast, nuk ka asgjë të jashtëzakonshme. Çdo baba është shembulli mashkullor kryesor për fëmijët e tij. Por, për fat të keq, ka disa baballarë të cilët identifikohen veçanërisht me titullin e tyre profesional. Ata janë deputetë, politikanë, administratorë, drejtorë … por nuk përshkruhen asnjëherë si baballarë dhe bashkëshortë. Janë të njëjtët meshkuj, të cilët mendojnë se përgjegjësitë e tyre mbarojnë sapo kapërcejnë pragun e shtëpisë. Ata nuk i ndërrojnë asnjëherë panolinat fëmijës, nuk i lexojnë përrallat e natës së mirë, nuk i bëjnë banjë, nuk i përgatisin ushqim, pra nuk bëjnë gjë tjetër veçse ulen në poltronin e tyre dhe shohin ESPN ose navigojnë në internet, ndërkohë që gratë merren me gjithçka tjerët. Praktikisht janë thjesht një bankomat që gjallon. Por unë nuk do të ndalem të jem kudo, sepse vogëlushet e mia do të presin gjithmonë të impenjohem. Kur të rriten dhe të shkojnë në universitet, do të kujtoj me nostalgji ditët në të cilat i mbaja në krahë duke u lexuar histori. Pra, e marr shumë seriozisht përgjegjësinë e të qenët një pikë kryesore referimi mashkullor për vajzat e mia.

Revolucioni nr. 3

Kam kuptuar se “gjërat për vajzat” janë thjesht një legjendë. Çfarë do të thotë kjo? Nëse vajza ime vishet si Spiderman apo si Zorro, në vend që të vishet si princeshë, a është më pak “femërore”? Për shembull, me pa të drejtë, sipas shumicës, nuk do të ishte një gjë “për goca”, nëse vajza ime do të donte të sfidonte meshkujt në kalçeto, por nëse ajo do të ndiqte leksione kërcimi po! Për mua nuk është kështu! Do të ishte njësoj sikur të thuhej se, një tip i cili arrin të ngrejë 100 kile është më “mashkull” sesa një që i këndon nina-nana fëmijëve të tij, përpara se të shkojnë në shtrat. Kam kuptuar se “të qenët vajzë”, do të thotë të bësh çfarëdo lloj gjëje që vajzat e mia dëshirojnë dhe në këtë pjesë, nuk kam pse të ndërhyj aspak.

Revolucioni nr. 4

Kam kuptuar se “të ndihesh” është një gjë e shenjtë. E kam fjalën për rastin kur individi beson aq shumë në diçka, sa dëshira për të ulëritur është shumë e fortë, por urryesit bezdisen, ndërsa të tjerë nuk e mbështesin apo gjejnë rast për të bërë batuta qesharake. Në një botë ku femrat duhet të luftojnë ende për barazinë, dëshiroj që vajzave të mia t’u ndihet zëri … në tryezën tonë, në shkollë apo në një mbledhje. Harrojini mendimet e pabaza se femrat janë “autoritare”, “mendjelehta”, “këmbëngulëse”, vetëm sepse kanë një mendim të tyrin apo duan të marrin një pozicion.

Revolucioni nr. 5

Kam kuptuar se kam lindur për të rritur vajza në shoqërinë e sotme ose të paktën kështu besoj. Le të themi të vërtetën: femrat e reja sot, duhet të kalojnë vështirësi të ndryshme: stresin për t’u pëlqyer të tjerëve, “presionin” e seksit, pritshmëritë fizike, shtatzënitë e papritura etj. Jam i sigurt se mund të kem harruar diçka, por kjo “listë” më mjafton gjithsesi. Nuk mund t’i mbroj nga të gjitha të këqijat e shoqërisë, por mund të sigurohem se kanë sigurinë dhe burimet e nevojshme (librat dhe jetën e përditshme) për t’ia dalë në botën e çmendur ku jetojmë. Do të luftoj derisa meshkujt të kenë vendin e tyre në çështjet e prindërimit, dua që edhe femrat të luajnë një rol të rëndësishëm kur flitet për probleme që i prekin nga afër. Nuk dua që këtë ta bëjnë vetëm vajzat e mia, por edhe tuajat. Për ta përmbyllur: Po, jam i sigurt se do të isha po njësoj i lumtur, nëse do të kisha pasur djem, por ka diçka speciale në lidhjen mes një babai dhe vajzave të tij, diçka e cila nuk mund të shpjegohet dhe që nuk do ta ndryshoja për asgjë në botë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat