Barka amfibe që lundron në ujë dhe lëvizë në tokë (Video)

Ndryshe

Barka amfibe që lundron në ujë dhe lëvizë në tokë (Video)

Më: 4 shtator 2015 Në ora: 07:44

Pronarët e barkave, tashmë kanë mundësi të mos paguajnë për qëndrimin e barkës në lima, sepse atë mund ta marrin në shtëpi të tyre.
Kjo është e mundur me barkën Iguana 29, e cila ka një palë rrotë si të tankut, të cilat lëvizin nëpër tokë, pasi të kenë dalë nga uji.

Këto rrota që dalin përjashta brenda tre sekondave, vetëm me prekjen e butonit, mund të ecin edhe nëpër rërë dhe baltë.

Kur është në tokë, barka lëvizë me tetë kilometra në orë, teksa lundron në shpejtësi prej 75 kilometrave në orë.

Barka është e gjatë afro dhjetë metra, e gjerë 2.7 metra, kurse peshon 2.9 ton.

Kjo barkë e cila lundron dhe lëvizë në tokë, mund të bartë tetë persona të rritur.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat