Gjykatësi me dënime alternative dhe shumë bizare

Ndryshe

Gjykatësi me dënime alternative dhe shumë bizare

Më: 3 shtator 2015 Në ora: 07:32

Gruan që kishte ikur pa paguar shërbimin e taksisë, e detyroi të ecë 48 kilometra për 48 orë, burrin që mbajti një prostitutë e detyroi të vishet si pulë dhe e detyroi hajnin e biçikletave, të marrë pjesë në një organizim humanitar.
Është ky Gjykatësi Michael Cicconetti, i cili mund të jetë ligjvënësi më ekscentrik i Shteteve të Bashkuara.

Ky gjykatës i cili ka mbi 40 çështje për çdo ditë, në Gjykatën e qytetit Painesville të Ohios, po ofron dënime “personale” që ju përshtatet shkeljes që është bërë - në vend të dënimeve të zakonshme.

Muajin e kaluar, ai u bë lajm sensacional, kur i dha mundësinë Victoria Bascom, të ecë 48 kilometra për 48 orë - distanca e njëjtë të cilën e kishte kaluar ajo me taksi, e më pas kishte ikur pa paguar.

Opsioni tjetër?

Të shkoi në burg për 30 ditë.

Të gjitha këto dënime, Cicconetti pretendon të jenë më efektive, sepse e tregojnë çartë se çfarë shkelje ka bërë i dënuari.

Më poshtë janë disa nga rastet e dënimeve që i ka dhënë gjykatësi, shkelësve të ndryshëm:

Alisia Morrow është detyruar të mbledhë mbeturina, në “pjesën më të ndytë të qytetit”, pikërisht në vendin ku e la të lidhur qenin, derisa ka ngordhur.

Një burrë që e kishte mbajtur një femër si skllave seksi, është detyruar të vishet si pulë dhe të mbajë një poster turpërues.

Një 18-vjeçar i cili ka vjedhur materiale pornografike, është detyruar të ulet në rrugë me sy mbyllur dhe të mbajë një poster ku shkruan “Nuk po shoh të ligë”.

Djaloshin që e quajti Policin derr, e detyroi të qëndroi pranë një derri për tërë ditën.

Gruan që i braktisi 35 mace në pyll, e detyroi të kaloi tërë natën e vetmuar në pyll.

Dy të rinj që ishin prapa një mahie të keqe me ujë, i detyroi të qëndrojnë tërë ditën në pishinë të fëmijëve.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat