Mysafirja zbulon kamerë të fshehur në banjon e hotelit

Ndryshe

Mysafirja zbulon kamerë të fshehur në banjon e hotelit

Më: 2 shtator 2015 Në ora: 20:15

Një mysafire në hotelin Travelordge në Oxford, është tmerruar kur ka parë prapa rrjetës së ventilatorit, lentën e kamerës.
Harmony Hachey ka qenë duke bërë dush, kur e ka parë kamerën dhe ka alarmuar menjëherë stafin e hotelit.

Ka qenë recepsionisti, i cili e ka thyer plastikën ku ishte vendosur kamera dhe e ka shkulur atë.

Kablloja që ka qenë e lidhur për kamerë, ka dërguar pamjet në dhomën, ku qëndron mirëmbajtësi i hotelit.

Udhëheqësit e hotelit i kanë kërkuar falje Harmonys dhe e kanë njoftuar Policinë për rastin pervers.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat